Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

U arrestua pas 10 vitesh arrati në Laç, kush është shqiptari që importoi 6 tonë kokainë nga Holanda për në Milano

U arrestua pas 10 vitesh arrati në Laç, kush është shqiptari që importoi 6 tonë kokainë nga Holanda për në Milano

17:13, 26/08/2023
A+ Aa A-

42-vjeçari, Edmond Doda, i arrestuar dy ditë më parë në Laç, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, akuzohet se është pjesëmarrës në një organizatë kriminale të përbërë nga të tjerë shqiptarë dhe se kishte importuar nga Holanda në Milano 6 tonë kokainë.

42 vjeçari, i cili prej 10 vitesh ishte në kërkim, u arrestua në qytetin e Laçit me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ndaj tij gjykata e Milanos kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco