Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Makina drejtohej nga Emiljano Nina, Eldi Allushi dha dëshmi të rreme

13:52, 23/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit doli me një njoftim tjetër zyrtar në lidhje me aksidentin e frikshëm dje në Tiranë.

Sipas saj, shoferi i makinës BMW X6, Eldi Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerëve të Policisë Gjyqësore. 

Ai nuk ka qenë në drejtimin e mjetit, por makina po drejtohej nga Emiljano Nina, një emër i njohur i botës së krimit. Nina është shpallur në kërkim.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin "BMW", në pronësi të shtetasi Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit," thuhet në njoftim.

Emiljano Nina, 28 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Policia thotë se ka nisur procedimi edhe për Jurgen Allushin, personin tjetër që ishte në makinë bashkë me Eldi Allushin dhe Emiljano Ninën.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin Jurgen Allushi, 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

- kanë shpallur në kërkim shtetasin Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin "BMW", në pronësi të shtetasi Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco