VIDEO SYRI TV/ Situatë kritike nga zjarri në Laç, rrezikohen disa banesa

18:59, 22/08/2023
A+ Aa A-

Zjarri masiv në kodrën e Shna Ndout në Laç janë përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha e shkurre, ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa. Një helikopter Cugar, 4 mjete zjarrëfikëse dhe 50 efektivë janë angazhuar për lokalizimin e flakëve. Në pranga ka rënë 41-vjeçari Vladimir Hysku, autor i zjarrëvënies.

Nga SYRI TV

Zjarri masiv ka përfshirë kurorën me pisha në Laç. Situata u vështirësua për shka të erës dhe terrenit, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur shumë pranë banesave.

50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe me helikopteri Cugar dhe 4 mjete zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv.

Një prej autorëve të kësaj zjarrvënie është vënë në pranga, ai është 41-vjeçari Vladimir Hysku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco