Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogracinë

VIDEO-SYRI TV/ Aksident tek Liqenit Artificial, ‘BMW X6’ përfundon mbi digë

18:17, 22/08/2023
A+ Aa A-

Eldi Allushi 26-vjeç është shpallur tashmë në kërkim nga policia, pasi u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit të së martën në digën e liqenit artificial në kryeqytet. Ai ka udhëtuar me mjetin luksoz tip BMW X6 por pasi ka humbur kontrollin është përplasur në digë. Burime nga grupi hetimor thonë se i riu mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve narkotike pasi shpejtësia dyshohet se ka qenë mbi 250 km në orë.

Nga SYRI TV

Ky është momenti kur Eldi Allushi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur. Aksidenti u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së martës, SYRI TV ka siguruar videon e momentit të aksidentit pranë digës së liqenit artificial në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet mjeti luksoz me të cilin udhëtonte 26-vjeçari, BMëX6 ka qenë me shpejtësi shumë të madhe pasi katër gomat e saj janë shkatërruar tërësisht.

Pasi është njoftuar policia së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë verifikuar edhe kamerat e sigurisë dhe më pas kanë identifikuar drejtuesin e mjetit. Eldi Allushi tashmë është shpallur në kërkim.

Dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë rreth 250 km/h, por grupi hetimor ka dyshime gjithashtu se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Eldi Allushi mund të ketë qenë në ndikimin e alkoolit, nuk përjashtohet as konsumimi i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor verifikoi dhe ka kontrolluar dhe numrin e shasisë së automjetit për zbardhjen e të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Verifikime këto të cilat ndihmuan edhe në zbardhjen e ngjarjes edhe të identifikimit të mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco