Kundërshtoi efektivët e policisë që po vendosnin gjoba, shoqërohet 44-vjeçari në Tiranë

Kundërshtoi efektivët e policisë që po vendosnin gjoba, shoqërohet 44-vjeçari në Tiranë

22:36, 20/08/2023
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar është shoqëruar nga Policia në Tiranë, pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë. Këta të fundit kanë qenë duke vendosur gjoba për parkime të gabuara në Bulevardin Zogu I, ndërsa 44-vjeçari i ka kundërshtuar për të mos vendosur masa administrative përballë biznesit të tij.

Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë, kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. F., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco