VIDEO/ Zjarri në malin Partizan në Berat, ja momenti kur dy persona i vënë flakët pyllit me pisha

20:39, 20/08/2023
A+ Aa A-

 

Dy persona i kanë vënë flakën qëllimisht pyllit me pisha në malin Partizan në Berat.

Në videon e siguruar nga SYRI TV shihet momenti kur dy persona kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar.

Gjithashtu në pamjet shihet edhe momenti kur mbërrijnë ekipet zjarrfikëse, teksa ka ndërhyrë për të neutralizuar flakët.

Si pasojë e zjarrit më herë u raportua se është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si edhe nga flakët u përshkruan edhe 20 rrënjë pisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco