Turizmi shtoi konsumin e drogës, shtohet numri i shpërndarësve të kapur! Ka dhe të huaj

Turizmi shtoi konsumin e drogës, shtohet numri i shpërndarësve të kapur! Ka dhe të huaj

15:41, 20/08/2023
A+ Aa A-

Muzikë, alkool dhe festa të çmendura!

Kjo është panorama më e shpeshtë që ofrojnë lokalet dhe beach baret gjatë verës. Por në këto festa jo rrallë herë përdoren edhe substanca të ndaluara psikotrope, çka ka detyruar uniformat blu të ndëshkojnë shpërndarësit e tyre.

Që prej 1 qershorit deri më 15 gusht policia e shtetit në operacione të ndryshme në të gjithë vendin, ka vënë në pranga 200 persona të dyshuar si shpërndarës dhe trafikantë të lëndëve ndarkotike, 10 prej të cilëve janë të huaj dhe kanë ardhur në vendin tonë si turistë.

Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet u kapën mbi 11 tableta ekstazi me vlerë në treg 400 mijë euro, që si destinacion kishin lokalet në kryeqytet dhe në bregdet. Po në Tiranë më herët u sekuestrua 1.1 kilogram kokainë që pritej të shpërndahej në tregun vendas.

Po ashtu rreth 600 doza të dograve të ndryshme u sekuestruan gjatë një operacioni në plazhin e Gjipesë.

Para një muaji në Elbasan u godit një rrjet shpërndarësish që çoi në pranga rreth 50 persona të cilëve iu sekuestrua kilogramë heroine, kokaine dhe metaadoni.

Fenomen këtë verë mund të konsiderohen dhe drogat sintetike të kapura me doza të konsiderueshme në bregdet që tregtoheshin nga turistë të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco