Iu merrte para qytetarëve për parkimet në hapësirë publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Iu merrte para qytetarëve për parkimet në hapësirë publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

15:22, 20/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të përfitimit në mënyrë të paligjshme të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike. 

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si vendparkim pa pagesë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco