Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Elbasan: Vdekja në punë e punëtorit indian, arrestohet inxhinieri indian dhe përgjegjësi shqiptar

Elbasan: Vdekja në punë e punëtorit indian, arrestohet inxhinieri indian dhe përgjegjësi shqiptar

09:59, 19/08/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në një biznes në Elbasan, pasi një punonjës indian ka humbur jetën aksidentalisht duke punuar; viktima, O.P, 45 vjeç, punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit në ish-Kombinatin Metalurgjik.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga prokuroria, njoftoi se ka arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, dy prej tyre bashkëkombas të të ndjerit dhe njeri shqiptar.

I pari u arrestua Kul Bahadur Bisëakarma, 46 vjeç, shtetas indian me banim në Elbasan, i cili ishte drejtuesi i makinerisë pirun, me të cilën ka dëmtuar aksidentalisht O. P., gjatë procesit të punës.

I dyti, Aaditya Ras , 29 vjeç, shtetas indian me banim në Elbasan që kishte detyrën e inxhinierit përgjegjës; 

I treti,  Andi Bajrami, 31 vjeç, shtetas shqiptar me banim në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit  L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë. 

Dosjet e tyre  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco