Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Pamjet kur policia ndjek në autostradën e Vlorës, makinën e vjedhur

VIDEO/ Pamjet kur policia ndjek në autostradën e Vlorës, makinën e vjedhur

18:48, 18/08/2023
A+ Aa A-

Këto janë momentet kur policia bllokon makinën e vjedhur nga dy të rinj në Vlorë.

30 minuta ndjekje policore dhe automjeti tip Volkswagen Golf i vjedhur u bllokua në dalje të autostradës.

Në pranga ranë dy të rinjtë, 22-vjeçari A.Z. dhe 17-vjeçari A.H., ky i fundit pasagjer. Mjetin e vodhën në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale ‘Vjedhja’, e kryer në bashkëpunim. 

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vodhën një automjet në ‘Plazhin e Ri’, në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur  automjetin. 

Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet. 

Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në  pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të ‘Plazhit të Ri’, Vlorë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat ‘Shqiponja’, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco