U arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale/ Apeli lë në burg Goxhajn

U arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale/ Apeli lë në burg Goxhajn

13:03, 17/08/2023
A+ Aa A-

Ka dalë sot në Gjykatën e Apelit ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn.

Avokati apeloi masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në Shkollën e Aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco