Me 11 mijë doza 'ekstazi', gjykata vendos 'burg pa afat' për të arrestuarit nga Shqipëria dhe Kosova

Me 11 mijë doza 'ekstazi', gjykata vendos 'burg pa afat' për të arrestuarit nga Shqipëria dhe Kosova

12:56, 17/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata penale e Tiranës ka marrë vendim për burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë "Punisher 2" në Tiranë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi. Të arrestuarit ishin nga Shqipëria dhe Kosova.  I njejti dënim u dha për të gjithë: Mithat Ramadanin dhe Besnik Mujecin nga Kosova si dhe Kalem Picarin, Ambra Myftarin dhe Daniel Avdinë.

Dy ditë më parë, Policia e Shtetit zhvilloi operacionin e koduar "Punisher 2", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë si e dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata janë parë në kryqëzimin e rrugëve "Myslym Shyri" dhe "Sami Frashëri", së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco