U arrestua në Tiranë, 28-vjeçari polak ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje

U arrestua në Tiranë, 28-vjeçari polak ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje

11:22, 17/08/2023
A+ Aa A-

28-vjeçari nga Polonia Dominik Orlowski u arrestua pasditen e së mërkurës në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë. I riu u kap nga njësia FAST në një lokal në kryeqytet.

Ndaj Dominik Orlowski, gjykata polake kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tentativë për vrasje sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Në mars të këtij viti, në bashkëpunim me disa të tjerë, 28 vjeçari kishte tentuar të vriste dy persona teksa lëviznin me një automjet.

Për pasojë njëri prej tyre mori plagë të rënda. Gjykata polake e ka dënuar Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën për ta ekstraduar 28-vjeçarin drejt vendit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco