EMRI/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, kapet 36-vjeçari

EMRI/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, kapet 36-vjeçari

11:09, 17/08/2023
A+ Aa A-

36 vjeçari Rezart Myslymi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale në fushën e narkotikëve. 36 vjeçari ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vjet burgim, për veprën penale pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Strehimi”.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strehimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco