Arrestimi/ Vidhte targat e emigrantëve në Tiranë, ua dërgonte kriminelëve jashtë shtetit

Arrestimi/ Vidhte targat e emigrantëve në Tiranë, ua dërgonte kriminelëve jashtë shtetit

10:27, 17/08/2023
A+ Aa A-

Një djalë nga Pogradeci u arrestua në Tiranë duke vjedhur targat e një makine në “Misto Mame” dhe u dërgua në komisariatin nr. 6. 23-vjeçari me iniciale J.L kishte qënë më parë i dënuar me burg në Belgjikë për çështje droge dhe këtë radhë besohet se dhjetëra targat që kishte vjedhur nëpër automjete i dërgonte jashtë shtetit për t’u përdorur nga grupet kriminale në aktet e tyre.

Komisariati Nr. 6 i Tiranës njoftoi se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative ka organizuar operacionin "Plate number".

Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në "Misto Mame" dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Atij iu sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura.

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco