Foto me armë në rrjete sociale, e pëson 18 vjeçari nga Kosova

Foto me armë në rrjete sociale, e pëson 18 vjeçari nga Kosova

09:30, 17/08/2023
A+ Aa A-

Një 18 vjeçar nga Kosova është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka postuar fotografi me armë zjarri në Snapchat. Sipas policisë në Kosovë, rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje. Siç thuhet në njoftim, i riu është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje nga policia ndërsa arma i është konsfiskuar.

“Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco