'Sterilizimi''/ Detyrim paraqitje për rektorin e Universitetit të Mjekësisë

'Sterilizimi''/ Detyrim paraqitje për rektorin e Universitetit të Mjekësisë

09:44, 17/08/2023
A+ Aa A-

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëherësh Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 personat, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

GJKKO ka lëshuar 8 masa sigurie këtë të enjte.

Në pranga është vënë dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre sa i takon koncesionit me vlerë 100 mln euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, hetim që nisi që me krijimin e SPAK.

Për 4 ish-zyrtarë është marrë masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Shef i Kirurgjisë në QSUT), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”.

2 ish-zyrtarë të tjerë lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

I akuzuar për mashtrim dhe i vënë në pranga është dhe Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin për koncesionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco