Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SPAK e kërkonte për ta marrë në pyetje, shoqërohet nga policia biznesmeni i tenderit të sterilizimit

SPAK e kërkonte për ta marrë në pyetje, shoqërohet nga policia biznesmeni i tenderit të sterilizimit

23:09, 16/08/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug  te vendit pak minuta më parë dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë.

SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare raporton BalkanWeb.

Sipas burimeve, Rrapaj po shoqërohet në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit.

Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK.

Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj.

Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco