Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Tentoi t’i vidhte varësen nga qafa një vajze në Elbasan, arrestohet 26 vjeçari me precendet

13:08, 16/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 26 vjeçar pasi akuzohet se ka tentuar t’i vidhte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve për SYRI-n, vihet në pranga shtetasi Pajtim Bekteshi 26 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monumenti”.  

Tentoi t'i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.    

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t'i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

- P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë.

Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.  

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco