Operacioni anti-drogë/ Goditet banda e Fushë-Kuqes, prangoset ish-polici

Operacioni anti-drogë/ Goditet banda e Fushë-Kuqes, prangoset ish-polici

10:27, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një mega-operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe 'Guardia di Finanza' italiane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe ish-zyrtari i lartë i policisë Arlind Ismailukaj.

Sipas të njëjtave burime, policia ka bllokuar 4 gomonet me drogë të cilat ishin nisur nga Laguna e Patokut, ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave. 

Veliera është me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi.

Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut.  Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco