FOTO/ Ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, ja kush janë 5 të arrestuarit në Tiranë

FOTO/ Ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, ja kush janë 5 të arrestuarit në Tiranë

13:46, 15/08/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor “PUNISHER 2”, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi, ranë në pranga 5 persona në Tiranë.

Sipas hetimeve, këto shtetas shpërndanin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

SYRI ka siguruar fotot e të arrestuarve, Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta persona e siguronin drogën në Kosovë dhe e shisnin në vendin tonë.

Policia sekuestroi një natë më parë 10 mijë euro.

Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco