Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Kontrabandistët shqiptarë zbulojnë rrugën e re ilegale drejt Britanisë/ 14 mijë paund për një person

Kontrabandistët shqiptarë zbulojnë rrugën e re ilegale drejt Britanisë/ 14 mijë paund për një person

13:03, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kontrabandistët shqiptarë kanë gjetur një rrugë të re për të kaluar emigrantët e paligjshëm me kamionë nga Spanja drejt Britanisë.

Gazeta britanike, “The Telegraph” shkruan se kontrabandistët shqiptarë sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për një pagesë prej 14 mijë paund për person.

Gazeta britanike shkruan se kjo rrugë e re shikohet nga grupet e trafikut, si një alternativë ndaj kalimit të kanalit francez me varkave të vogla ku siguria dhe kontrollet janë përmirësuar ndjeshëm vitin e fundit për shkak të masave të shtuara nga policia. Kostoja për “rrugën e re të klandestinëve” është katërfishi i pagesës që kërkohej për kalimin ilegal nga kanali Francez e cila varionte nga 3,000 deri në 3,500 paund.

Sipas artikullit të “The Telegraph” itinerari i ri i kalimit ilegal po reklamohet në mediat sociale duke përfshirë TikTok-un ku autorët përdorin imazhe kamionësh, tragetesh duke përfshirë edhe Syrin e Londrës. Numri i shqiptarëve që kaluan Kanalin francez me varka të vogla ra ndjeshëm në pesë muajt e parë të këtij viti, pasi qeveria shqiptare dhe britanike nënshkruan një marrëveshje për kthim të shpejtë në Tiranë të emigrantëve ilegalë.

Vetëm në vitin 2022, rreth 45,755 emigrantë shqiptarë përllogaritet të kenë hyrë ilegalisht në Britani, kryesisht përmes kanalit. Emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone merren nga Forcat Kufitare për t’u verifikuar nga zyrtarët e imigracionit në Manston pranë Doverit me perspektivën për t’u deportuar përsëri në Shqipëri sipas një marrëveshjeje të kthimit të tyre në vendlindje, rënë dakord vitin e kaluar midis dy vendeve.

“Nëse mbërrijnë me një varkë të vogël, ata e dinë se ka të ngjarë të kthehen në Shqipëri,” tha një

Një hetues imigracioni i njohur me tregtinë e emigrantëve ilegalë, tha për The Telegraph se “Nëse mbërrijnë me një varkë të vogël, ata e dinë se ka të ngjarë të kthehen në Shqipëri. Ata e dinë se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, kështu që ata nuk regjistrohen në Home Office. Për të paguar shumën e madhe të parave për të hyrë në MB, shumë përfshihen në fermat e kanabisit. Numrat e zbuluar në Portsmouth dhe Poole sugjeruan disa zhvendosje të migrantëve të parregullt që kërkonin të hynin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë klandestine në Normandi dhe Spanjë, pas përmirësimeve në sigurinë e portit në Calais, Coquelles dhe Dunkirk.”

Një rritje në numrin e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Britani nëpërmjet Portsmouth dhe Poole është raportuar tashmë nga mbikëqyrësi i kufijve dhe imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco