FOTO/ Ekstazi me logo 'Louis Vuitton', ja kush janë personat e arrestuar

FOTO/ Ekstazi me logo 'Louis Vuitton', ja kush janë personat e arrestuar

10:17, 15/08/2023
A+ Aa A-

Pesë persona kanë rënë në pranga një natë më parë, pasi shpërndanin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se janë arrestuar Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova.

SYRI TV ka siguruar foto nga droga që shpërndahej në lokalet e natës. Ajo është e stampuar me logo Louis Vuitton.

Këta persona e siguronin drogën në Kosovë dhe e shisnin në vendin tonë. Policia sekuestroi një natë më parë 10 mijë euro. Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco