Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

Vrasja e të riut në Bulqizë: Sherri nisi në lokal, e vranë me thikë jashtë shtëpisë!

Vrasja e të riut në Bulqizë: Sherri nisi në lokal, e vranë me thikë jashtë shtëpisë!

10:02, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një tjetër dëshmi tronditëse ka dalë lidhur me krimin e rëndë në Shupenzë të Bulqizës, ku një i ri u vra.

Një prej bashkëfshatarëve të viktimës dhe autorit. tha për BW se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. S'e di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, ishte tavolinë tjetër.

Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktimën, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco