SYRI TV/ Vëllezërit kërcënojnë ortakun me 200 mijë euro, shkak pazaret e prishura të drogës

13:32, 13/08/2023
A+ Aa A-

Një vëlla është në pranga dhe tjetri në kërkim pasi kërcënuan për ti marrë 200 mijë euro ish-ortakut të tyre në veprimtarinë e trafikut të drogës jashtë Shqipërisë. Sipas policisë nga hetimet rezulton se të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por që më pas duket se pazaret janë prishur dhe për këtë ata kanë kërcënuar ortakun, i cili ka një biznes ndërtimi në Elbasan

SYRI TV

Dy vëllezër kanë kërcënuar të ortakun e tyre që tu jepte 200 mijë euro. Sipas policisë së Elbasanit mësohet se një nga vëllezërit është vënë në pranga ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.   Në pranga ka rënë Altin Dervishi 35 vjeç, i cili së bashku me të vëllanë Ervis Dervishi, i cili është  shpallur në kërkim, kanosën të riun 34 vjeç Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, per t’ju dhënë shumën prej 200 mijë euro.

Sipas policisë, vëllezërit që kanë kërcënuar shokun e tyre pretendojnë se ai i ka dëmtuar në aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë në shtetin Italian dhe për këtë arsye ata e kanë kërcënuar duke i kërkuar 200 mijë euro. Mësohet se të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por që më pas duket se pazaret janë prishur. Burimet nga policia bëjnë me dije se do të verifikohen të gjitha pretendimet e vëllezërve nëse 34 vjecari apo edhe vet ata kryenin veprimtari në fushën e trafikut të drogës jashtë Shqipërisë.  Policia ka nisur hetimet për këtë çështje dhe ka kërkuar informacion te homologët e tyre italian për të zbardhur këtë çështje dhe përveç 31 vjecarit të shpallur në kërkim, nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera për këtë çështje. Personi i kërcënuar nga dy vëllezërit, i cili është nga fshati Kajan i Belshit, rezulton pronar i një aktiviteti biznesi në fushën e ndërtimit, me seli në Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco