Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Goditi fqinjen pas sherrit për gardhin, pezullohet polici në Berat

EMRI/ Goditi fqinjen pas sherrit për gardhin, pezullohet polici në Berat

09:05, 13/08/2023
A+ Aa A-

Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat është pezulluar nga detyra.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, e cila ka vendosur pezullimin e tij nga detyra pas denoncimit që është bërë pasditen e djeshme në Komisariatin e Policisë Kuçovë nga një shtetase, që ka kallzuar efektivin se e ka goditur.

Mësohet se efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak për konfliktin është bërë një "gardh ndarës" mes dy familjeve.

Fillimisht konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën.

Edhe pse efeketivi Dritan Toska nuk ka qënë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me  goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco