Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

 ‘Hajde ulu, pimë një kafe’- Si degjeneroi sherri mes Rei Metës dhe inxhinierit në Vlorë

‘Hajde ulu, pimë një kafe’- Si degjeneroi sherri mes Rei Metës dhe inxhinierit në Vlorë

18:50, 11/08/2023
A+ Aa A-

 

Detaje të reja nga dosja hetimore e vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau nga i riu Rei Meta janë zbuluar.

Para se 33-vjeçari të dhunonte për vdekje Armando Meshau fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Rei Meta ka dekaruar para hetuesve se ditën e ngjarjes, më 7 gusht, ai kishte ardhur në Vlorë për të takuar shokun e tij Klajdi Begaj, si dhe nënën e tij, e cila gjendej në qytetin bregdetar.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Panorama TV, ai ka deklaruar se rreth orës 12.30, ka qenë duke pirë kafe pranë qendrës së internetit ku ndodhi ngjarja, pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Vlorë dhe ka parë në rrugë Armando Meshahun.

“Hajde ulu, pime nje kafe”, i ka thënë ai, por sipas tij 55-vjeçari iu është përgjigjur me fjalet “ika se kam pune”, dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Por 33-vjeçari e ka ndjekur pas dhe brenda disa sekondash ka shkuar tek kancelaria ku ndodhej viktima dhe iu është afruar duke i thënë: “Hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën qe kemi”.

Armando Meshau iu është përgjigjur me fjalët “Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë”,  ndërkohë që Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se “kemi kontratën që kam për të marrë një pronë”.

55-vjeçari iu është drejtuar “Ik shiko hallin se nuk më bën dot asnje gje”.

Ndërsa i riu iu është drejtuar sërish: “Hajde te ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim.”

Pas debatit me njëri-tjetrin, Rei Meta ka deklaruar se në një moment 55-vjeçari është çuar nga karrigia dhe e ka qëlluar me grusht.

Në ketë kushte ai tha se se i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grushta dhe me pas eshtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas, 33-vjeçarit e ka mësuar vdekjen e tij pasi ishte larguar dhe është  paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore e Policisë Vlorë.

Gjithashtu shpjegoi se me viktimën ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e nje trualli në fshatin Radhimë, ku do te ndertonte Armando, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 50 m2 apartament dhe ne shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco