Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Prezantohej si ‘zyrtar’ dhe mashtronte biznesmenët të ndryshëm, në pranga Indrit Aliu

16:33, 11/08/2023
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit ka prangosur nje 39 vjeçar i cili përmes mashtrimit u kishte zhvatur qindra mijëra euro biznesmenëve të ndryshëm. Indrit Aliu hiqej si zyrtar i lartë duke u premtuar sipërmarrësve që përmes shumave të parave do tu jepte tendera në Ministrinë e Infrastrukturës. Indrit Aliu ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale me 10 vite heqje lirie.

SYRI TV

Një 39-vjeçar ishte kthyer ne makth per biznesmen te ndryshem ne kryeqytet te cileve me ane te mashtrimit u kishte zhvatur shuma te konsiderueshme te parave. Ka qene nje sipermarres ne fushen e ndertimit i cili ka denoncuar 39 vjecarin Indrit Aliu se ky i fundit ishte prezantuar si zyrtar i larte dhe i kishte premtuar biznesmenit se do ti jepte nje tender te shpallur nga Ministria e Ifrastruktures.

Me te marre infromacionin blute e kryeqytetit dhe officer te policise gjyqesore kane nisur hetimete dhe ka rezultuar se Indrit Aliu kishte mashtruar disa persona duke iu premtuar ketyre te fundit se do tu jepte tendera kryesisht në aktivitetin e minierave dhe ndërtim, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Për ta bërë edhe më të besueshme 39-vjeçari kishte hapur edhe një zyrë që e përdorte për takimet me sipermarres të ndryshëm, kryesisht ne fushen e ndertimit.

Pas verifikimeve te bera jane vene ne levizje agjete te krimit ekonomik në bashkëpuim me drejtorinë vendore të policisë së tiranës duke e prangosur Indruit Aliun. Pas arrestimit eshte evidentuar se 39-vjeçari ka qenë edhe më herët I denuar për të njëjtën vepër penale atë të mashtrimit, konkretisht më 2011. Nga hetimet rezulton se Indrit Aliut (Kolleshi) në 2008, është arratisuri me 3 milionë euro me vete, të cilat i kishte përvetësuar duke mashtruar.  Pas shpalljes në kërkim, në vitin 2010 ai u arrestua në Greqi ku më pas u ekstradua në vendin tone dhe u dënua me 10 vjet burg. Ai serish do të përballet me ligjin për veprën penale të mashtrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco