Aksident tragjik në Greqi, vdes studenti shqiptar i mjekësisë

Aksident tragjik në Greqi, vdes studenti shqiptar i mjekësisë

11:29, 10/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor.

Mjeti me të cilin udhëtonte i riu u përplas me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon, duke bërë që i riu shqiptar të mos i mbijetonte plagëve të marra.

Kristian Nako ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor, por aksidenti tragjik i të mërkurës ia preu ëndrrat në mes të riut.

Lajmi u bë publik përmes një postimi në facebook nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në Kretë, ku u shprehen ngushëllimet familjarëve si dhe njoftohet ora e ceremonisë mortore.

“Ceremonia mortore bëhet nesër 10/08/2023 në oren 12:00 në Varezat Perivolia Rethymno.

Nushëllime dhe kurajo për prindërit, të afërmit e tij.

Ngushëllime për të gjithë bashkatdhetarët për këtë dhimbje u prehësh në përjetësi dhe me engjëjt Kristian”, thuhet mes të tjerash në shoqatën e emeigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco