Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Antiterrorizmi, SHBA pajisje dhe trajnime për Policinë e Shtetit

Antiterrorizmi, SHBA pajisje dhe trajnime për Policinë e Shtetit

12:00, 09/08/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Programit të Asistencës për Antiterrorizmin në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit (ATA), Timothy Leeds dhe menaxheri i programit, James Doherty vizituan Shqipërinë këtë javë për t’u takuar me zyrtarë në Ambasadën e SHBA dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Që nga viti 2016, programi i Asistencës në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadë, ka dhuruar miliona dollarë pajisje dhe ka ofruar trajnime të shumta për Policinë e Shtetit për të përmirësuar aftësitë e saj në fushën e antiterrorizmit, krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore dixhitale.Të shoqëruar nga oficerja e re e Sigurisë Rajonale e Ambasadës, Kathryn Hammond, Leeds dhe Doherty u takuan me Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Muhamet Rrumbullaku dhe diskutuan mënyrat se si ATA mund të vazhdojë të mbështesë zbatimin e ligjit në Shqipëri.Zyrtarët amerikanë dhanë gjithashtu një dhurim shtesë pajisjesh për Policinë e Shtetit.

Gjatë vizitës së tyre, zyrtarët e ATA-s u takuan me Drejtorin e Kundër Terrorizmit, Alban Dautaj për të vizituar zyrat e tyre dhe diskutuan se si kurset e mëparshme të trajnimit kanë përfituar nga operacionet kundër terrorizmit në Shqipëri.

Vizita theksoi bashkëpunimin e fortë mes Zyrës së Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco