Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO-EMRI/ ‘E mori makina para në Vorë’/ Policja është përplasur edhe 2 vite më parë te ‘Casa Italia’

FOTO-EMRI/ ‘E mori makina para në Vorë’/ Policja është përplasur edhe 2 vite më parë te ‘Casa Italia’

11:26, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një punonjëse policie ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vorës, ku një makinë nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar duke e marrë para.

Inspektorja Arta Shurbi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivja e plagosur ditën e sotme në Vorë, është aksidentuar edhe dy vite më parë tek “Casa italia”.

Vorë/ Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco