Shihni si 2 persona në Golem mundohen të vjedhin një automjet në mes të ditës

12:10, 06/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kavajës teksa tentonin të vidhnin një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ku policia ka ndërhyrë me njëherë pas sinjalizimeve se disa persona po grabisnin një automjet.

Në pranga janë vënë shtetasi shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V.,  minoren, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco