Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kanabisi mbillet edhe në repartin ushtarak të Zall Herrit, droga 'pushton' vendin

11:26, 05/08/2023
A+ Aa A-

3 ushtarakë janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës për kultivim kanabisi. Uniformat blu njoftuan këtë të shtunë se të arrestuarit janë 3 efektivë të repartit ushtarak në Zall Herr.

“Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit: Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie”, njoftoi policia.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 4 ushtarakë të tjerë.

“Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti”, njoftoi policia.

Sipas uniformave blu, këta persona, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak. Policia ka asgjesuar atje 125 rrënjë kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco