Zbulohet Call Center-i i paligjshëm në Selitë, bllokohen 110 kompjutera

Zbulohet Call Center-i i paligjshëm në Selitë, bllokohen 110 kompjutera

11:00, 02/08/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë të Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm, të përshtatur në katin e dytë të një objekti në zonën e Selitës.

Burimet thonë se u arrestuan gjashtë persona, ndërsa një i shtatë me inicialet J. M u shpall në kërkim. Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë.

Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.

Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë punësim i paligjshëm, mashtrim kompjuterik, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Punonjësit u morën në pyetje dhe u lanë të lirë, ndërsa 6 personat që dyshohen se ishin përgjegjës turni dhe përgjegjës personeli janë arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco