Operacioni u dekonspirua/ Mbyllen hetimet për Nuredin Dumanin

Operacioni u dekonspirua/ Mbyllen hetimet për Nuredin Dumanin

10:19, 02/08/2023
A+ Aa A-

SPAK përfundon hetimet për dosjen e të penduarit Nuredin Dumani, i arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.

20 personave do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kalojë për gjykim në fillim të muajit shtator.

Deri tani 12 persona akoma nuk janë arrestuar pasi operacioni i SPAK u dekonspirua. Sipas ligjit, kërkimi për ta do të vijojë edhe për të paktën një vit. Më pas, nëse nuk gjenden, nis gjykimi në mungesë.

Ndaj Dumanit rëndojnë 17 akuza.

Nuredin Dumani  dhe 'ushtari' i tij Henrik Hoxha kanë treguar gjithçka, çdo vrasje në të cilën janë përshirë, përplasjet mes bandave kriminale, ndarjen me Talo Çelën, vrasjen makabre të Fatmira Dedës, si u vra i biri i tij, si u nxorën në pritë vëllezërit Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite, kryesisht vrasje me pagesë për rivalitet mes bandave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco