Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg/ Mediat: Vendimi nuk do i japë fund gjakderdhjes

Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg/ Mediat: Vendimi nuk do i japë fund gjakderdhjes

20:07, 01/08/2023
A+ Aa A-

Një gjykatë në Belgjikë ka vendosur të dënojë me 15 vite burg shqiptarin Kasandër Nogën, një emër të njohur të krimit.

Sipas portalit belg HLN, ai është dënuar pasi një vit më parë, ai i bëri një atentati Erion Hasanbelliut, duke e qëlluar me shtatë plumba në një tapet të kuq në zemër të Brukselit.

Krimi tronditi Belgjikën, ndërkohë që Hasanbelliu për fat i mbijetoi plumbave të marrë.

Portali shkruan se vendimi nuk ka gjasë që ta ndalojë gjakderdhjen, pasi është mësuar se shkak i atentatit është një përplasje e hershme që ka shkaktuar viktima të shumta.

Pasi e kreu krimin në Bruksel, Kasandër Noga u arratis për në Vjenë, ku edhe u arrestua. Dyshohet se ai po përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për të humbur gjurmët pas krimit. Mediat austriake raportuan se 45-vjeçari shqiptar u ndalua pas kërkesës së autoriteteve belge. Agjentët në Vjenë kishin informacione se Noga ndodhej në Austri dhe se gjatë ndalimit nuk bëri rezistencë.

Sipas mediave belge, mes atentatorit dhe viktimës, ka një hasmëri që ka nisur mbi 23 vite më parë. Në gusht të vitit 2000, Noga ka ekzekutuar me armë zjarri babanë e Erion Hasanbelliu, Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdinin.

Një vit më pas, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu tentuan të hakmerren. Ata i bënë atentat Kasandër Nogës në një kafene në Antverp të Belgjikës, por ai arriti t’i mbijetojë plumbave, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i vrarë një mik i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco