SYRI TV/ Kalaja e Lezhës braktiset nga turistët, shkak mungesa e investimeve

12:48, 31/07/2023
A+ Aa A-

Kalaja e Lezhës po braktiset nga turistët. Shkak për këtë është bërë mungesa e investimeve për ta mbajtur këtë vlerë historike. Duke nisur që nga ura hyrëse, e cila është kalbur gjithashtu probleme ka dhe në një pjese të mureve të cilët kanë lëvizur dhe rrezikojnë të rrëzohen.

SYRI TV

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, Kalaja e Lezhes si një ndër atraksionet historike, po vizitohet gjithnjë e më pak.  Shkak për këtë braktisje nga turistët është bërë pasi kjo vlerë historike nuk ka pasur vëmendjen e pushtetit vendor për investime duke e lënë drejt degradimit. Duke nisur që nga ura hyrëse, e cila është kalbur dhe hequr prej aty e po ashtu probleme ka dhe në një pjese të mureve të cilët kanë lëvizur dhe rrezikojnë të bien.

Kalaja e Lezhës është pjesë e monumenteve të kulturës të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe shumë shpejt do të nisë ndërhyrja përmes fondeve të alokuara nga Bashkimi Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco