Plagosja e 27 – vjeçarit në Berat, ja çfarë thotë policia

Plagosja e 27 – vjeçarit në Berat, ja çfarë thotë policia

20:44, 30/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka reaguar pas publikimit nga media të lajmit se një person i plagosur me armë ka mbërritur në spitalin e qytetit.

Në një njoftim për shtyp policia thotë se “shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27 - vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco