VIDEO - FOTO/ Aksident i frikshëm në autostradën e Durrës - Rrogozhinë , ‘Volkswagen’ frenon, ‘Audi’ fluturon në arë...

18:33, 30/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 17:30 në autostradën Durrës-  Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.

Syri tv që ka siguruar pamjet nga vendngjarja mëson se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volksëagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.

Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco