Tentoi të korruptonte policin e Rrugores për t’i shpëtuar gjobës, vihet nën hetim 25-vjeçari në Sarandë

Tentoi të korruptonte policin e Rrugores për t’i shpëtuar gjobës, vihet nën hetim 25-vjeçari në Sarandë

12:15, 29/07/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për t’i shpëtuar gjobës, i riu i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar shoferin e mjetit tip “Mercedes Benz” dhe në momentin që i kanë komunikuar gjobën, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej për shkeljen e kryer.

Për pasojë punonjësit e policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë, i cili u la nën hetim në gjendje të lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco