Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbulohet sërish drogë në Krujë, asgjësohen 4941 rrënjë kanabisi

Zbulohet sërish drogë në Krujë, asgjësohen 4941 rrënjë kanabisi

17:54, 26/07/2023
A+ Aa A-

Zbulohet sërish kanabis në Krujë. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Territor i pastër” u asgjësuan 4941 rrënjë kanabisi.

“Megaoperacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH Tiranë. Megaoperacioni i shtrirë në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës. Gjenden dhe asgjësohen 4941 bimë kanabis të kultivura në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore. Në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.

Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjësuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco