Aksidenti me 1 viktimë në Fier –Patos, policia: Motori humbi kontrollin dhe doli nga rruga

Aksidenti me 1 viktimë në Fier –Patos, policia: Motori humbi kontrollin dhe doli nga rruga

08:18, 26/07/2023
A+ Aa A-

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Patos, ku një person ndërroi jetë dhe një tjetër është plagosur.

Sa i përket dinamikës së përplasjes fatale mësohet se një motor ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri fillimisht kanë mbetur të dy të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Fatkeqësisht pasagjeri 40-vjeçar Elton Bardhi, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe për pasojë ndërroi jetë.

Ndërsa drejtuesi i mjetet, 43-vjeçari Bledar Balla, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia në njoftimin e saj për ngjarjen në fjalë thekson se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë Fier - Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco