Aksident i rëndë në Fier, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në Fier, një i vdekur dhe një i plagosur

22:42, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Patos, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se një motor ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri fillimisht kanë mbetur të dy të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Pasagjeri, 40 vjeç,  nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco