Atentati ndaj Bejtjas/ Prokuroria nuk iu beson deklarimeve të Valter Bamit

Atentati ndaj Bejtjas/ Prokuroria nuk iu beson deklarimeve të Valter Bamit

09:59, 25/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës nuk iu beson thënieve të Valter Bamit.

Sipas organit të akuzës, deklarimet për gjurmët e barutit në duar dhe për kamerat e sigurisë në banesën e tij, me argumentin se provojnë se ndodhej me familjarët në kohën kur ndodhi vrasja e Ramazan Sinos, janë të pavërteta.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në banesën e Bamit, nuk është gjetur hard-disku e kamerave të sigurisë për të cilin pretendon se ndodhen pamjet filmike që provojnë se në orën kur ndodhi atentati ai ishte në shtëpi. Sipas hetuesve, nuk provohet të paktën në këtë formë ajo çfarë ka pretenduar Bami.

Gjithashtu edhe arma me leje që pretendon ai, nuk është gjetur në banesë, duke krijuar dyshimet se përdorimi i armës prej tij, e provuar nga shenjat e barutit në duar, mund të jetë përdorur në një perimetër të largët me banesën. Mosgjetja e saj, krijon dyshime të arsyeshme sa i përket thënieve të të dyshuarit që akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Mbrojtja e Bamit pretendon se mbajtja e tij në burg është e padrejtë, pasi arma disponohet me leje dhe se nuk është përfshirë në krimin për të cilin dyshohet. Sipas mbrojtësve, nuk ka asnjë provë që ta përfshijë atë në atentatin që dyshohet të ishte bërë ndaj Gentjan Bejtjas, por që vdiq kunati i tij dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco