Policia shoqëron kreun e IKMT Tiranë, kushëriri i ministres Ogerta Manastirliu

Policia shoqëron kreun e IKMT Tiranë, kushëriri i ministres Ogerta Manastirliu

21:35, 24/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Tiranë dhe tre vartës të tij janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Florian Manastirliu dhe tre vartës të drejtorisë së tij.

Newsbomb.al mëson se Florian Manastirliu është kushëriri i parë i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manstirliu dhe ishte emëruar në këtë detyrë vetëm një muaj më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i IKMT, Agim Ismaili e kishte emëruar Manastirliun jo me larg se një muaj më parë në postin e drejtorit të Inspektoriatit për Tiranën. Mirëpo, këtë të hënë ky shtetas dhe tre vartës të tij janë ndaluar dhe ndodhen në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Nuk ka shumë detaje, por nga burimet policore bëhet me dije se drejtori Florian Manastirliu dhe vartësit e tij janë kapur në përgjime gjatë kryerjes së detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË LIDHUR ME NGJARJEN:

Tiranë

Më datë 24.07.2023 është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë një subjekt privat dhe ka kallëzuar se ditën e sotme, në objektin e tij, janë paraqitur 11 inspektorë të IKMT-së, dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren. Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjëndje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doktori i pakorruptuar25/07/2023 14:34

Po gjithnje do beje ligjin kjo plehre Manasterliu? Sa i mbyllet 1 gje i hapet 1 gje tjeter. Nuk zuri mend nga shefja e kabinetit qe ka ne burg dhe tak kusheririn e korruptuar drejtor. Gjithmone do shpetoje kjo nga arrestimi? Ne burg plehra.

Shto koment

Denonco