Pezullohet nga detyra, shefi i Policisë në Portin e Durrësit/ Ja për çfarë akuzohet

Pezullohet nga detyra, shefi i Policisë në Portin e Durrësit/ Ja për çfarë akuzohet

17:04, 22/07/2023
A+ Aa A-

Shefi i Stacionit të  Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar Kastriot Karafili është pezulluar nga detyra ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje  të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Njoftimi/ DVKM Durrës

Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të  Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar K. K.

Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje  të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco