SYRI TV/ 'Tregtonin' karta bankare të klonuara dhe zhvatën 60 mijë euro, kapen 4 mashtruesit

16:10, 22/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar ndërsa 3 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi me karta të klonuara bankare. Sipas policisë, nga kjo skemë janë mashtruar mbi 100 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa vlera e zhvatur nëpërmjet mashtrimit përllogaritet në 60 mijë euro.

SYRI TV

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse në një periudhe një vjeçare ka mashtruar 100 persona se do do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.

Operacioni i policisë së kryeqytetit i koduar "X-card" ka dërguar në qeli Elio Muratin dhe ka nisur hetimin per tre të rinj të tjerë. Sipas policisë mësohet

nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se Murati për një periudhë 1-vjeçare, ka mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.  Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.

Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco