'Droga e përdhunimit' iu hodh në gotë gjatë darkës, më pas sulmi: Arrestohen në Itali dy shqiptarë

'Droga e përdhunimit' iu hodh në gotë gjatë darkës, më pas sulmi: Arrestohen në Itali dy shqiptarë

13:32, 22/07/2023
A+ Aa A-

Itali - Të gjendesh lakuriq në mes të natës dhe të mos dish si të arrish atje: ja çfarë i ka ndodhur një vajze 29-vjeçare të droguar me atë që quhet “droga e përdhunimit”. Pas disa ditësh, vajza filloi të kujtonte detajet e asaj mbrëmjeje. Policia italiane u tregua aktive për identifikimin dhe kapjen e përdhunuesve.

Agjentët e Komisariateve të Monzës dhe Brianzës zbatuan dy masa sigurie: njërën me burg dhe tjetrën me arrest shtëpie të lëshuara nga Gjykata e Monzës me kërkesë të prokurorit vendas, ndaj dy shtetasve shqiptarë 50-vjeçarë të hetuar për dhunë seksuale të rënduar nga përdorimi i lëndës alkoolike, narkotikëve dhe dhunë seksuale në grup mbi një grua 29-vjeçare.

Dy të dyshuarit u gjurmuan përkatësisht në provincat Monza dhe Cuneo.

Sipas hetimeve të koordinuar nga Prokuroria Publike, 29-vjeçarja italiane, verën e vitit 2022 frekuentonte shtëpinë e familjes së njërit prej të dyshuarve, kur një mbrëmje, duke përfituar nga qëndrimi vetëm në shtëpi pa familjen që kishte shkuar për pushime, e ftoi shoqen në një restorant në Monza.

Menjëherë pas darkës, vajza filloi të mos ndihej mirë, duke shfaqur eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme.

Të dy shkuan në shtëpinë e burrit në fjalë, ku ndodhej edhe një shtetas i dytë i huaj. Në mes të natës vajza është gjetur e zhveshur dhe duke kryer akte seksuale me të dyshuarit.

Duke mos kujtuar saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, vajza u vesh dhe shkoi në shtëpi.

Vetëm në ditët në vijim ajo filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke u bërë e vetëdijshme se kishte qenë e përfshirë, pa e kuptuar, në një marrëdhënie seksuale në grup dhe duke dyshuar se burri fqinj dhe miku i familjes kishte përdorur një substancë që mund të asgjësonte aftësinë e saj për të kundërshtuar.

Prokuroria Publike e Monzës urdhëroi që vajza të kryente analizat toksikologjike të cilat konfirmuan praninë e  disa substancave psikotrope, përfshirë GHB, e njohur edhe si "drogë përdhunimi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco