Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Arrestohet një grup kriminal i armatosur që shiste drogë në plazhin e Gjipesë, rrinin në tenda

Arrestohet një grup kriminal i armatosur që shiste drogë në plazhin e Gjipesë, rrinin në tenda

13:12, 22/07/2023
A+ Aa A-

Një grup kriminal i armatosur që shpërndante drogë në plazhin e Gjipesë në Himarë u vu në pranga. Katër persona u arrestuan.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me stacionin policor të Dhërmiut dhe komisariatin e Himarës, bazuar në inteligjencën policore se në gjirin e Gjipesë, një grup kriminal i armatosur, shpërndante lëndë narkoitke, zhvilluan operacionin policor antidrogë të koduar “Gjipeja”.

Si rezultat i operacionit, arrestuan në flagrancë shtetasit: E.Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec,  banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çadrave të tyre të fjetjes, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me  rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.

Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco