Tragjedia e familjeve Zogu në Gramsh, një dhimbje tjetër që tronditi vendin Majtas babai Arben Zogu dhe në mes dy djemtë e tij, Rubens dhe Esti. - Djathtas nipi, Melsi Zogu, që po ashtu që humbi jetën bashkë me kushurinjtë.

Tragjedia e familjeve Zogu në Gramsh, një dhimbje tjetër që tronditi vendin

12:58, 22/07/2023
A+ Aa A-

Këta janë katër viktimat e tragjedisë që ndodhi dje në liqenin e HEC-it të Banjës në Gramsh: Arben Zogu, 46 vjeç me dy djemtë e tij të mitur, Rubensin 19-vjeçar dhe Estin 14-Vjeçar si dhe me nipin e tij, Melsi Zogun 20 vjeçar.

Ata u mbytën pasi u futën për t’u larë pasditen e së premtes në liqenin ku nuk duhej të hyhej pa ditur not, pasi kishte gropa të thella të krijuara që nga ndërtimi i basenit.

I vetmi mesazh që vjen sot dhimbshëm për ata që nuk i njihnin këto familje ka mbetur i shkruar në rrjetet sociale nga Esti, më i vogli, me urimin drejtuar nënës së tij për ditëlindje disa muaj më parë: “Edhe 100, e shtrenjta ime!”.

Kjo fatkeqësi është e dyta brenda pak ditësh e këtij lloji, pasi më 9 korrik u mbyt në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë një tjetër baba me dy djemtë e tij, Elvis Halilaj me dy djemtë e tij adoleshentë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco